Pa ekonomi të zhvilluar nuk ka demokraci të fortë

Duke folur për programet politike, Mimoza Kusari-Lila tha se AKR ka në qendër të programit të saj zhvillimin ekonomik. Ajo tha se edhe më herët partitë e tjera e kishin paragjykuar programin e tyre, por sipas saj, tashmë ato parti po mendojnë njëjtë si AKR.

Lajme

18/04/2014 23:43

Zëvendëspresidentja e AKR-së, Mimoza Kusari –Lila ka thënë se plan programi i partisë së saj është zhvillimi ekonomik.

Duke folur në emisionin Debat të RTK-së, Kusari-Lila tha se partitë politike fillimisht e kishin paragjykuar por sipas saj, tashmë këto parti kanë ardh në përfundimin e dikurshëm të AKR-së.

 “Tema të ndryshme të cilat janë plasuar nga AKR-ja shpeshherë janë gjykuar ose paragjykuar nga subjektet tjera për të ardhë në përfundimin e njëjtë se pa një shtet të zhvilluar ekonomikisht, pa themele të forta të shtetit në aspektin ekonomik nuk mund të kemi demokraci të fortë sepse nuk mund të kemi shpërndarje të mirëfilltë të mirëqenies dhe ne pa asnjë përjashtim nga garat e deritashme si AKR, prapë do ta kemi agjendën zhvillimore, agjendën ekonomike, e cila e ka karakterizuar gjithmonë programin tonë”.

Sipas saj vlerat që e karakterizojnë AKR – në janë ato liberal-demokrate.

Ndërkaq,  Fadil Ismajli, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, ka përshëndetur rritjen e pagave nga ana e Qeverisë,  dhe tha se AKR, mendon edhe për të pa punët.

Ismajli, tha se kuadri i AKR – së duke filluar nga presidenti Behgjet Pacolli, janë dëshmuar të suksesshëm në fushën e ekonomisë.

(Kosovapress)