Pa e lyer me asnjë krem, ja si të shëroni brenda ditës bycin e syrit/ 5 metoda natyrale

Thuhet e besohet se nëse një grua shtatzënë të sheh duke ngrënë, do të shfaqet një byc në sy.

Lifestyle

15/08/2018 20:05

Megjithatë këto janë bestytni dhe Living më poshtë do të tregojë shkakun e vërtetë të shfaqjes së bycit dhe disa mënyra natyrale trajtimi. Syri ka gjëndra që mund të bllokohen, ashtu si poret e lëkurës. Kur kjo ndodh, zona inflamohet e skuqet dhe mund të dojë disa ditë të shërohet.

Për të përshpejtuar këtë proces ja çfarë duhet të bëni:

1. Një nga gjërat më të mira që mund të bëni janë kompresat me ujë të ngrohtë për të ndihmuar nxjerrjen e infeksionit , grumbullimin e tij në maj , kësisojë do të thahet më shpejtë. Përdorni një leckë të pastër për 5 deri në 10 minuta disa herë në ditë.
2. Mos e prekni syrin me duar sepse rrezikoni të përhapni infeksionin.
3. Mos përdorni produkte makeup-i deri në momentin që byci të jetë zhdukur plotësisht. Nëse jeni lyer me laps gjatë kohës që syri ka qenë i infektuar , mpriheni mirë majin e lapsit.
4. Mbani syze sa herë të dilni në mënyrë që të shmangni pluhurat apo agjentët e tjerë të jashtëm.
5. Qeskat e çajit . Përbërësit antibakterial të çajit të gjelbër mund të ndihmojnë në shërimin e bycave të syrit. Medical Neës Today rekomandon përdorimin e qeskave të çajit pas përdorimit në vend të kompresave me ujë të ngrohtë.