Ozil zbulon premtimin që ia pati bërë Jose Mourinho në vitin 2010

Mesut Ozil ka zbuluar disa prapaskena interesante të transferimit të tij te Real Madrid.

Sport

21/04/2017 20:38

Në librin e tij autobiografik, gjermani ka rrëfyer për transferimin e tij nga Werderi te Real Madridi në vitin 2010, ku Jose Mourinho i pati premtuar se do ta bënte lojtar më të mirë.

“Mourinho më tha: Unë do t’ju jap juve një mundësi. Stërviteni fort dhe shumë shpejtë do të luani. Më thoni se dëshironi të luani për Real Madridin, dhe unë do t’ju marrë në ekipin tim. Nëse dëshironi të bëheni më i mirë, unë do t’ju ndihmojë. Real Madrid nuk është një mundësi, Real Madridi është vetëm një opsion i drejtë. Më besoni mua.  Do t’ju bëjë juve një lojtar që do t’u hapen të gjitha dyert. Ju vetëm duhet të më tregoni se çka jeni i aftë të bëni, më besoni, ju jeni i aftë për shumë gjëra”, shkruhet në librin autobiografik të Ozilit./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy