Ozil te United, ky do të ishte formacioni i frikshëm i skuadrës së Jose Mourinho

Mesut Ozil ka qenë kryelajmi i ditës në mediet angleze.

Sport

20/10/2017 19:46

Sot në Angli është raportuar se mesfushori gjerman po kërkon largimin nga Arsenal, dhe tashmë miqve ua ka bërë me dije skuadrën e re.

Sipas asaj që ka raportuar ‘Mirror’, 28 vjeçari u ka thënë miqve të tij se dëshiron të transferohet te Manchester United.

Te kjo skuadër, ai do të bashkohej me Jose Mourinhon, me të cilin ka punuar edhe te Real Madridi në Spanjë.

Një kalim i mundshëm i Ozil te United, do të përforconte shumë skuadrën nga ‘Olt Trafford’.

‘DailyMail’ ka parashikuar se si mund të duket formacioni i Manchester Unitedit në rast transferimi te Mesut Ozil./Lajmi.net/