Ozil sot ka mbushur 30 vite, këto janë statistikat e mrekullueshme të tij

Mesut Ozil  ka mbushur sot 30 vite. Anëtari i Arsenal regjistron statistika të mrekullueshme.

Sport

15/10/2018 16:30

Ozil ishte pjesë e Werder Bremen para se të kalonte tek Reali i Madridit, ku filloi lulëzimi i karrierës së tij.

Aktualisht  turko-gjermani luan me skuadrën e Arsenal ku gjithashtu ka pasur paraqitje për lakmi.

Tashmë 30 vjeçari, shquhet për aftësitë e tij kreative, vizionin e tij për lojën dhe asistimet fenomenale.

Statistikat e tij janë thjeshtë të mahnitshme. Shikoni këta numra:

Në sezonin 2015/16, Ozil krijoi 146 raste për gol në Premierligë, përkthyer ndryshe si më së shumti ndonjëherë në një sezon të vetëm. Ai gjithashtu është lojtari që ka arritur shifrën e 50 asistimeve në Premierligë në kohën më të shkurtër.

Ozil gjithashtu është shpallur lojtari i vitit Gjerman për shifër rekorde 5 herë.

Në total, Mesut numëron 510 paraqitje, 121 asistime dhe 101 gola. /Lajmi.net/