Ozil: Ronaldo më bëri më të mirë

Mesut Ozil dhe Cristiano kanë luajtur krahas njëri tjetrit tek skuadra e Real Madrid.

Sport

16/09/2018 16:06

Anëtari i Arsenal tashmë është fitues i Kupës së Botës, kurse Ronaldo ka pesë topa të artë.

Ndërkohë, mesfushori i Arsenal ka thënë se sa luante krahas me portugezin, ai e përmirësoi lojen e tij.

“Ai punon shumë. Është i pari në stërvitje dhe largohet i fundit. Është shumë profesionist dhe gjithmonë në kërkim të fitores, madje edhe në stërvitje” ka thënë ish reprezentuesi gjerman.

“Ai më bëri lojtar më të mirë në fushë. Mjaftonin dy pasime të mira dhe ai do të konkretizonte, nuk ishte nevoja për shumë shance të krijuara” ka vazhduar Ozil.

Mesut Ozil realizoi gol në takimin e fundit të Arsenal ndaj Neëcastle. /Lajmi.net/