Ozil, rezervist i Gjermanisë

Lothar Matthaus nuk beson se Mesut Ozil do të jetë titullar për Gjermaninë në Kampionatin botëror në Brazil. Ai thotë se mesfushori nuk është i paprekshëm në ekipin e selektorit Joachim Low.

Sport

10/06/2014 23:09

Lothar Matthaus beson se Mesut Ozil nuk e ka të sigurt vendin në formacionin bazë të Gjermanisë në Kampionatin botëror.

25-vjeçari iu bashkua Arsenalit nga Real Madrid për rekord të klubit prej 50 milionë euro, dhe u ballafaqua me kritika pasi humbi një penallti kundër Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve në shkurt.

Matthaus – i cili ishte pjesë e triumfit të Gjermanisë në Kampionatin botëror 1990 – beson se Ozil do ta humbë edhe vendin në formacionin bazë të Joachim Loëit, duke pasur parasysh opsionet e fuqishme që janë në dispozicion.

“Ozil nuk e ka të garantuar vendin në formacionin bazë”, deklaroi Matthaus për Kicker.

“Sidomos në pozitën e tij ku kemi shumë kualitet. Së pari, ai duhet të depërtojë. Ai mund të jetë humbës nëse shikoni mënyrën si Low ka luajtur me skuadrën e tij së fundmi. Por, ju gjithmonë prisni më tepër prej tij se sa prej futbollistëve të tjerë. Nuk mendoj se Ozil është i paprekshëm”, u shpreh ai.