Ozil, Ramsey dhe Podolski të lumtur me shortin

Lojtarët e Arsenalit, Aaron Ramsey, Lukas Podolski dhe Mesut Ozil janë shprehur shumë të lumtur me kundërshtarin e skuadrës së tyre në Ligën e Kampionëve, që është Monaco.

Sport

15/12/2014 12:40

Arsenali në fazën 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve do të takohet me Monacon, teksa lojtarët e kësaj skuadre janë të kënaqur me këtë short.

“Është Monaco – Wenger do të jetë shumë i lumtur me shortin”, ishte postimi i shkruar nga Ozil në Twitter.

“Monaco! Jam i bindur se tifozët e skuadrës sonë do ta shijojnë ndeshjen në udhëtim… Vend i shkëlqyer, short i shkëlqyer”, postoi Aaron Ramsey.

“Është Monaco !! Çfarë mendimi keni”, kishte postuar sulmuesi i Arsenalit, Lukas Podolski.