Ozil, objektiv i Barcelonës

Mesut Ozil është bërë objektiv i Barcelonës. Gjiganti katalunas është duke e përgatitur një ofertë prej 30 milionë eurosh, për ta sjell në Camp Nou yllin e Arsenalit gjatë kësaj vere.

Sport

24/04/2014 13:01

Barcelona po mendon për përforcimet që do t’i bëjë gjatë kësaj vere. Gjiganti katalunas së fundmi e mori një lajm të mirë nga FIFA, e cila ia hoqi dënimin për transfere, kështu që kampioni aktual spanjoll mund të bëjë përforcime gjatë verës.

Sipas talkSPORT, gjiganti katalunas ia ka vënë syrin ish futbollistit të Real Madridit, Mesut Ozil, i cili aktualisht është pjesë e Arsenalit.

Gjithnjë sipas kësaj uebfaqeje, Barça i ka bërë gati 30 milionë euro, për ta sjell në Camp Nou përfaqësuesin gjerman me prejardhje turke.

Ozil ishte transferuar tek ‘Topçinjtë’ verën e vitit të kaluar për afro 45 milionë euro. Pas një fillimi brilant të eksperiencës në Emirates Stadium, ai gradualisht pati rënie të formës, por e përshkuan edhe lëndimet.

Ish futbollisti i Werder Bremenit mund të rikthehet në futbollin spanjoll, pasi në atë anglez nuk është se është përshtatur më së miri.