Ozil, mirë e më mirë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se Mesut Ozil do të përmirësohet gjithnjë e më tepër për t’i ndihmuar ekipit të paraqet kandidaturë për titullin e kampionit në Premierligë. Përforcimi rekord Ozil bëri dy asistime dhe luajti rol edhe në golin tjetër të Arsenalit në fitoren 3-1 ndaj Stoke Cityt të dielën që i dërgoi…

Sport

23/09/2013 13:30

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se Mesut Ozil do të përmirësohet gjithnjë e më tepër për t’i ndihmuar ekipit të paraqet kandidaturë për titullin e kampionit në Premierligë.

Përforcimi rekord Ozil bëri dy asistime dhe luajti rol edhe në golin tjetër të Arsenalit në fitoren 3-1 ndaj Stoke Cityt të dielën që i dërgoi ata në krye të tabelës.

Wenger është i bindur se ekipi i tij mund të luftojë për titullin e kampionit në Premierligë dhe beson se Ozil do të paraqitet edhe më mirë pasi të adaptohet me ritmin e futbollit anglez.

“Ai i dha të gjithëve një shtytje. Ai është pika e referimit në ekipin tonë. Ai do të përmirësohet edhe më tepër pasi të integrohet plotësisht me ritmin e lojës”, deklaroi Wenger.