Ozil me lajm fantastik për tifozët e Arsenalit

Mesut Ozil është rikthyer në stërvitje me Arsenalin pas lëndimit të gjurit.

Sport

20/09/2017 12:57

Mesut Ozil ka njoftuar se është rikthyer në stërvitje me Arsenalin pas lëndimit të gjurit.

Mesfushori gjerman humbi barazimin me Chelsean të dielën si dhe fitoren 3:1 ndaj Kolnit në Europa League për shkak të inflamacionit të gjurit.

Ozil i ka munguar shumë Arsenalit në duelet e fundit, përcjell “lajmi.net”.

Ai ende nuk ka vazhduar kontratën me “Gunners” duke zgjuar spekulime se mund të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/