Ozil kthehet në La Ligë por jo te Barcelona
Mesut Ozil ka ofertë të rikthehet në La Ligë.
Sport
Atletico Madrid planifikon dy përforcime ambicioze në vitin 2018.
Mediat spanjolle raportojnë se klubi madrilen ka shfaqur interesim për transferimin e yllit të Arsenalit, Mesut Ozil dhe mesfushorit të Manchester United, Ander Herrera.
Ozil dhe Herrera kanë hyrë në vitin e fundit të kontatave me klubet e tyre nga Premierliga, përcjell “lajmi.net”.
Andaj, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone shpreson në blerjen e tyre në janar ose si futbollist të lirë pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/