Ozil këshillohet që ta konsiderojë pensionimin

Mesut Ozil përfundimisht po kalon një prej sezoneve më të këqija në karrierën e tij.

Sport

15/02/2019 16:30

Lojtari në asnjë formë nuk po arrin të adoptohet me taktikat e trajnerit Unai Emery, dhe ka munguar në shumicën e ndeshjeve të Arsenal këtë sezon.

Sipas ish yllit të ‘gunners’, Paul Merson, Ozil duhet të ulët dhe të mendojë për pensionimin nëse nuk mund të kthehet dhe të zë një vend në këtë skuadër të Arsenal.

“Secili aktivizon lojtarin më të mirë dhe luan rreth tij. Ozil është lojtari më i mirë i Arsenal dhe ai nuk po luan. Kjo më shqetëson” ka thënë Merson për “Sky Sports”, transmeton lajmi.net.

“Ai duhet të ulët në shtëpi, të shoh Arsenalin dhe të mendojë ‘ si nuk po luaj në këtë skuadër?’ Nuk e di nëse ata po e shtyjnë atë drejt pensionimit, sepse ai duhet të ulët dhe të mendoj pensionimin nëse nuk zë një vend në këtë skuadër” ka thënë ndër të tjerash Paul.

Që kur Ozil nuk është paraqitur me Arsenal, skuadra kanë pësuar pesë humbje. Ata u mposhtën së fundmi edhe në Ligën e Evropës, nga BATE Borisov. /Lajmi.net/