Ozil kërcënon Perezin

Babai i Mesut Ozilit, Mustafa, ka kërcënuar se do ta paditë presidentin e Real Madridit, Florentino Perez pasi kreu i gjigantit madrilen e përshkroi mesfushorin si “joprofesional dhe i pasionuar me femrat dhe jetën e natës”. Por, babai i mesfushorit gjerman ka reaguar kundër akuzave duke theksuar se Perez u mundua të arsyetojë shitjen e…

Sport

12/09/2013 10:59

Babai i Mesut Ozilit, Mustafa, ka kërcënuar se do ta paditë presidentin e Real Madridit, Florentino Perez pasi kreu i gjigantit madrilen e përshkroi mesfushorin si “joprofesional dhe i pasionuar me femrat dhe jetën e natës”.

Por, babai i mesfushorit gjerman ka reaguar kundër akuzave duke theksuar se Perez u mundua të arsyetojë shitjen e Ozilit para tifozëve të Realit duke e ofenduar atë.

“Vetëm për shkak se përfiton shumë para, nuk do të thotë se është njeri i ndershëm. Dhe, Perez nuk është njeri i ndershëm. Mesut tani del të jetë  fajtor dhe unë jam babai i uritur. Një lojë”, deklaroi Mustafa për Bild.

“Ne do ta mbrojmë veten me ligj. Nëse Mesut kishte një jetë joprofesionale në Madrid, atëherë pse ai luante gjithmonë? Ata duan ta fajësojnë atë tani, sepse tifozët dhe bashkëlojtarët janë të hidhëruar”, përfundoi ai.

Ozil u largua nga Reali në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës duke u transferuar në Arsenal për rreth 50 milionë euro.