Ozil ia sheh sherrin Arsenalit

Ish ylli i Gjermanisë, Michael Ballack thotë se Mesut Ozil duket i humbur prej momentit kur iu bashkua Arsenalit. Ai frikësohet se mesfushori nuk do të ketë përqendrimin e duhur gjatë Kampionatit botëror.

Sport

03/06/2014 20:19

Michael Ballack frikësohet se Mesut Ozil do të shkojë në Kampionatin botëror i ngarkuar nga çmimi i lartë prej 42 milionë funtesh, i transferimit të tij në Arsenal.

Ish mesfushori i Chelseas e përcolli përforcimin rekord të Arsenalit në barazimin e Gjermanisë në miqësore kundër Kamerunit dhe pranoi: “Ai duket i humbur”.

“Është vështirë të themi nëse mendja e tij do të jetë tek Kampionati botëror. E kam parë duke luajtur për ekipin Kombëtar në fundjavë dhe nuk isha i befasuar, as i frikësohet, por pak sa i brengosur nga paraqitja e tij”, deklaroi Ballack për Mirror.

“Ai ka bërë mirë për Gjermaninë, luajti mirë gjatë kualifikimeve por në muajt e fundit – pas transferimit në Arsenal – ai nuk duket më futbollist i njëjtë, sa i përket vetëbesimit, që kishte më parë me ekipin Kombëtar”, shtoi ai.

“Nuk e di nëse transferimi në Arsenal ka ndikuar në të sepse ishte i paprekshëm dhe në Gjermani ne ende presim që ai të jetë një prej futbollistëve më të mirë. Por, ai nuk është lider në fushë, si një kapiten”, përfundoi Ballack.