Ozil i ka munguar Arsenalit

Mesfushori Mikel Arteta thotë se Mesut Ozil i ka munguar shumë Arsenalit gjatë periudhës sa qëndroi jashtë fushës për shkak të lëndimit.

Sport

29/04/2014 09:17

Mikel Arteta ka lavdëruar Mesut Ozilin si “shumë i rëndësishëm për ekipin” pasi mesfushori i Arsenalit inspiroi skuadrën e tij drejt fitores 3:0 ndaj Newcastles të hënën.

Ozil shënoi një herë dhe asistoi te goli i tretë i Olivier Giroud, pas rikthimit nga lëndimi.

Përforcimi i ardhur nga Real Madrid shënoi rikthimin e tij në fundjavën e shkuar në duel me Hull Cityn pas pesë javësh mungese, dhe Arteta beson se reprezentuesi gjerman i ka munguar ekipit.

“Ai është shumë i rëndësishëm për ekipin”, deklaroi spanjolli për Sky Sports.

“Ai na ka munguar shumë gjatë kohës sa ishte i lënduar. Ne kemi qenë në mungesë të disa futbollistëve shumë të rëndësishëm në periudhë vendimtare të sezonit andaj jemi të lumtur që një futbollist si Mesut është rikthyer në ekip dhe paraqiten në nivel të lartë, sepse kjo është ajo për qka kemi nevojë”, përfundoi Arteta.