Ozil i gatshëm të nënshkruajë me Arsenalin

Mesut Ozil është i lumtur në Arsenal dhe është i gatshëm ta vazhdojë kontratën në Emirates.

Merkato

26/05/2016 12:48

Mesut Ozil nuk do të largohet nga Arsenal.

Mesfushori është i lumtur në klub dhe është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re pas “Euro 2016”, raporton “Sky Sports News”.

Ozil ka edhe dy vjet në kontratën e tij me “Gunners”.

Por, ai ka bërë të ditur se është i lumtur në klub dhe nuk dëshiron të largohet.

“Kam edhe dy vjet kontratë me Arsenalin”, deklaroi ai, përcjell “Lajmi.net”.

“Andaj, ne do të bisedojmë me klubin në mënyrë që të sqarojmë të ardhmen”, u shpreh Ozil.