Ozil do ta tregojë veten sezonin tjetër

Mesut Ozil e pati një sezon të luhatshëm me Arsenalin, duke shkëlqyer në pjesën e parë të tij, ndërsa ishte një hije në atë të dytë. Mirëpo, menaxheri Arsene Wenger beson se mesfushori gjerman do të jetë ndër më të mirët në botë sezonin tjetër.

Sport

18/04/2014 00:59

Ishte një sezon me dy fytyra, ky që po përfundon, për Mesut Ozilin me Arsenalin.

Mesfushori turk me nënshtetësi gjermane pati një fillim fenomenal të eksperiencës në klubin nga Premierliga, por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë të sezonit, pasi atë e nuk e lanë rehat lëndimet dhe po ashtu pati rënie drastike të formës.

Mirëpo, menaxheri Arsene Wenger beson shumë në përfaqësuesin gjerman, për të cilin beson se do të shkëlqejë sezonin e ardhshëm.

“E ka pasur një periudhë në të cilën e ka përshkuar paksa lodhja, pasi nuk është mësuar ta luante një sezon të mbushur me aq shumë ndeshje. Është një lojtar fantastik dhe besoj se sezonin e ardhshëm do të jetë kandidat për titullin e futbollistit të vitit”, ka siguruar Wenger.

Ozil ishte transferuar në Arsenal nga Real Madridi gjatë verës së vitit të kaluar.