Ozil – Can, Juventus zgjedh përforcimin e ri

Mediat italiane raportojnë se Juventus kërkon yllin e "Reds" në vend të mesfushorit të Arsenalit, Mesut Ozil.

Merkato

19/01/2018 12:49

Juventus ka identifikuar përforcimin e ri për afatin kalimtar të verës.

Skuadra kampione në fuqi nga Serie A ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Emre Can.

Mediat italiane raportojnë se Juventus kërkon yllin e “Reds” në vend të mesfushorit të Arsenalit, Mesut Ozil, përcjell “lajmi.net”.

Can është futbollisti që për nga karakteristikat e tij besohet të jetë një përforcim më i nevojshëm për ekipin nga Torino. /Lajmi.net/