Ozil blen qebapë

Mesut Ozil është mësuar të jetë i zënë në ditën e fundit të afatit kalimtar të futbollistëve. Në shtator të vitit të kaluar ai iu nënshtrua testeve mjekësore dhe u paraqit me fanellën e Arsenalit. Por, kësaj radhe, në ditën e fundit para mbylljes së tregut të futbollistëve, mesfushori gjerman u fotografua derisa vizitoi një…

Sport

31/01/2014 15:53

Mesut Ozil është mësuar të jetë i zënë në ditën e fundit të afatit kalimtar të futbollistëve.

Në shtator të vitit të kaluar ai iu nënshtrua testeve mjekësore dhe u paraqit me fanellën e Arsenalit.

Por, kësaj radhe, në ditën e fundit para mbylljes së tregut të futbollistëve, mesfushori gjerman u fotografua derisa vizitoi një qebaptore.

Ozil iu bashkua Arsenalit më 2 shtator për 42.5 milionë funte nga Real Madrid, duke thyer rekordin e klubit.

Por, derisa Ozil blen qebapa, Arsene Wenger kërkon të blejë futbollistë dhe thuhet se është shumë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes për transferimin e mesfushorit Kim Kallstrom nga Spartak Moska, pasi nuk arriti të sigurojë shërbimet e yllit të Schalke 04, Julian Draxler.