Ozil beson në titull

Përforcimi i ri Mesut Ozil beson se Arsenali mund të fitojë Premierligën këtë sezon. 24-vjeçari iu bashkua gjigantit londinez nga Real Madrid për 45 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës. I pyetur nëse beson se Arsenali mund të luftojë për titull, ai u përgjigj: “Sigurisht”. “E njoh ekipin, e njoh…

Sport

12/09/2013 16:22

Përforcimi i ri Mesut Ozil beson se Arsenali mund të fitojë Premierligën këtë sezon. 24-vjeçari iu bashkua gjigantit londinez nga Real Madrid për 45 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës. I pyetur nëse beson se Arsenali mund të luftojë për titull, ai u përgjigj: “Sigurisht”.

“E njoh ekipin, e njoh talentin që është prezent këtu dhe mendoj se secili futbollist dëshiron të jetë i suksesshëm. Do të jetë vështirë sepse kjo është liga më e fortë në botë”.

Ozil, i cili u bë përforcimi më i shtrenjtë në histori të Arsenalit, mund të paraqitet për skuadrën e tij të re në ndeshjen kundër Sunderlandit në Stadium of Light të shtunën.

“Kam përcjell shumë ndeshje të Premierligës. Është shumë fizike por jam i lumtur që do të luaj në ligën më të mirë në botë. Dua të dëshmohem në Angli dhe mezi pres të luaj këtu. E di se do të dëshmohem”, përfundoi Ozil.