Ozil bëhet basketbollist

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil u takua me yjet e Përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në basketboll dhe tregoi aftësitë e tij.

Sport

01/08/2014 16:57

Mesut Ozil ka shfrytëzuar pushimin e zgjatur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u takuar me ekipin e basketbollit në qendrën e tyre përgatitore në Las Vegas.

Pas një stinori të mundimshëm ku paraqitjet e tij u vënë në diskutim në Arsenal dhe Kombëtaren gjermane, mesfushori mori leje për pushim të zgjatur pas suksesit me Gjermaninë në Kampionatin botëror në Brazil.

Yje si Kevin Durant e Derrick Rose janë duke u përgatitur për Kampionatin botëror dhe Ozil u takua me ta por edhe tregoi aftësitë e tij.

Fatkeqësisht për Ozilin, Gjermania nuk është kualifikuar kurse SHBA konsiderohen si favorit për titull.