Ozil befason të gjithë me vendimin e ri për të ardhmen

Megjithatë, raportet e reja tregojnë se ka ende shpresë se Ozil mund ta rinovojë kontratën për tri vitet e ardhshme.

Sport

06/12/2017 18:44

Klubi i Arsenalit nuk dorëzohet për Mesut Ozil.

Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë mbetet pa kontratë në vitin e ardhshëm dhe pritet të largohet me parametra zero.

Thuhet se klubi londinez është dorëzuar për 29-vjeçarin, teksa ia kanë lejuar atij largimin.

Megjithatë, raportet e reja tregojnë se ka ende shpresë se Ozil mund ta rinovojë kontratën për tri vitet e ardhshme.

Mediat angleze shkruajnë se ka pasur një kthesë dramatike së fundmi në këto bisedime për kontratën e re. /Lajmi.net/