Ozil afër rekordit të madh në Premierligë

Mesut Ozil është afër ta thyejë rekordin e Thierry Henryt, sa i përket asistimeve në Premierligë.

Sport

29/02/2016 09:58

Mesut Ozil ka asistuar 18 herë këtë edicion për Arsenalin në Premierligë, ndërsa i nevojiten edhe tre të tillë për ta thyer rekordin e Thierry Henryt.

Asistin e tij të 18-të, reprezentuesi gjerman e arriti në derbin ndaj Manchester United, kur pasoi te goli i shënuar nga Welbeck.

Ozilit i mbeten edhe 11 xhiro, për ta arritur numrin më të madh të asistimeve në Premierligë brenda një sezoni, e që aktualisht mbahet nga Henry me 20.