OVL e UÇK-së: S’ka bazë juridike që Sylemjan Selimi dhe Jahir Demaku të mbahen në burg

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, konsideron se në rastin Drenica 1 dhe Drenica 2, nuk ka asnjë bazë juridike që Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku të mbahen në burg.

Lajme

22/10/2018 10:52

“Për shumë vite pas luftës, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në kumtesën e OVL-së.

Tutje, OVL-UÇK ka thënë se drejtësia ndërkombëtare vetëm ka përndjekur luftëtarët e UÇK-së.

“Gjatë gjithë gjykimit ndaj tyre, janë bërë padrejtësi, dhe po të kishim gjyqësi të mirëfilltë, duhet të ndiqeshin penalisht të gjithë ata që pa asnjë bazë juridike po i  mbajnë në burg bashkëluftëtarët tanë. Me këto veprime po dëshmohet edhe njëherë, si shumë herë të tjera, se drejtësia ndërkombëtare vetëm ka përndjekur luftëtarët e UÇK-së”. /Lajmi.net/