OVL e UÇK-së në Dukagjin uron Haradinajn për formimin e Qeverisë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Dukagjin, ka uruar kryeministrin e ri Ramush Haradinaj për formimin e qeverisë.

Lajme

11/09/2017 14:03

 

Ata me anë të një komunikate janë shprehur të bindur se Haradinaj do të jetë promotor i përparimit dhe përmirësimit të gjendjes.

Lexo komunikatën e plotë:

OVL UÇK Dukagjin, përgëzon të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e ç’bllokimit të shtetit dhe fillimin e punës së Qeverisë. Ne i urojmë Kryeministrit Haradinaj punë të mbarë dhe besojmë se si në luftë ashtu edhe tani, do jetë promotor i përparimit dhe përmirësimit të gjendjes, në të cilën ndodhet vendi. Urime e suksese