Overdrive i jep Porsche Panamera një pamje të kuqe prej alumini

Kompania bullgare Overdrive i ka dhënë një pamje krejtësisht të re dhe të bukur modelit Panamera të Porsche, pas ri-dizajnimit të saj në një ngjyrë të kuqe alumini.

Auto & Tek

14/06/2014 19:39

Më së miri i njohur për Jaguar XJ220, i cili kohët e fundit doli në shitje për 400,000 euro, Overdrive ka ri-dizajnuar edhe modelin Porsche Panamera Turbo në një stil të veçantë të trupit prej alumini.

Vetura ka një motor 4.8 litërsh V8 Turbo, i cili prodhon 580 kuaj-fuqi.

Punimi i bërë nga Overdrive i ka mahnitur të gjithë për stilin dhe ngjyrën e kuqe të kësaj veture.

Të tjera përmirësime në veturë përfshijnë sistemin e shkarkimit dhe sistemin e dritave LED të punuara nga TechArt.