Osvaldo zgjedh Juventusin

Sulmuesi i Interit, Pablo Daniel Osvaldo i ka refuzuar të gjitha klubet e tjera pasi dëshiron të transferohet në Juventus.

Sport

30/01/2015 09:36

Pablo Daniel Osvaldo dëshiron të rikthehet në Juventus.

Sulmuesi i Interit – i huazuar nga Southampton – do të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Dhe, ai i ka refuzuar të gjitha oferta e klubeve tjera: Torino, Cagliari e Milan në Serie A dhe Queens Park Rangers në Premierligë pasi dëshiron të luajë sërish me Juventusin, raporton “Sky Sport”.

Osvaldo ishte pjesë e Juventusit në edicionin e shkuar duke u shpallur kampion në Serie A.

Dhe, në rast të largimit të menjëhershëm të Sebastian Giovincos në drejtim të Torontos në Kanada, Osvaldo do t’i bashkohet Juventusit.