Osvaldo tregon si e ka goditur me grusht Mancinin

“Pas ndeshjes së famshme me Juventusin e godita me grusht Mancinin. Ai më tha: Dëshiron të rrihemi? Do të rrihemi, por mos ma thuaj para të gjithëve”.

Sport

16/11/2017 16:30

Ish-sulmuesi i Romës, Pablo Daniel Osvaldo, ka treguar se si e ka goditur me grusht trajnerin Roberto Mancini.

Ai ka folur për periudhën e kaluar te Roma, Juventus dhe Inter, përcjellë “Lajmi.net”.

“Në Romë më është dashur të përballem me probleme të panatyrshme. Ata janë të çmendur pas futbollit, ku të fyejnë nëse ti nuk e puth fanellëne klubit dhe harrojnë që ke shënuar 28 gola në dy vite”.

“Pas ndeshjes së famshme me Juventusin e godita me grusht Mancinin. Ai më tha: Dëshiron të rrihemi? Do të rrihemi, por mos ma thuaj para të gjithëve”, shtoi Osvaldo.

“Nëse nuk do të më kishte larguar nga skuadra, autoriteti i tij do të binte poshtë”.

“Por kishte të drejtë, kam shkuar te zyra e tij duke qarë sepse më vinte turp nga ajo që kisha bërë. Mancini është njeri i madh me karakter”, u shpreh ai. /Lajmi.net/