Osvaldo pranë Interit

Interi është afër t’i sigurojë shërbimet e Pablo Daniel Osvaldos. Futbollisti argjentinas mund të arrijë në Milano si huazim, me të drejt blerjeje.

Sport

31/07/2014 12:49

Interi e ka në duar Pablo Daniel Osvaldon. Sipas ‘Sky Sport’, Nerazzurri janë duke i definuar detajet e fundit të transferimit, pas bisedimeve që patën me Southamptonin.

Sulmuesi italo-argjentinas pritet të arrijë në Milano në formulën e huazimit, me një blerje përfundimtare pas një viti prej 7 milionë eurosh.

Klubi italian është afër arritjes së marrëveshjes edhe me ish lojtarin e Romës dhe Juventusit.

Ai mund t’i marrë 2 milionë euro në vit, plus bonuse, gjatë qëndrimit në Giuseppe Meazza.