Osmani: Si do të reagonte LDK sikur në kryesi të merrte pjesë Kadri Veseli?

Vjosa Osmani ka përgënjeshtruar media të caktuara të cilat kanë shkruar se ajo ka përmendur Kadri Veselin si njeriu që do të mund të zgjidhte problemin në Kuvendin e Punës së LDK-së.

Lajme

28/05/2016 15:30

Ajo ka thënë se kjo është absurde, derisa, ka sqaruar se kishte bërë pyetje nëse Kadri Veseli do të mund të hynte në mbledhjen e LDK-së si do të reagonte kryesia e tanishme.

Reagimi i Vjosa Osmanit:

Po shoh keqinterpretime te gabuara apo te qellimshme qe mediat po i bejne deklaratave te mia.

Ne asnje moment nuk kam thene qe po te vinte Kadri Veseli ne Kuvend te LDK-se, do te behej nje zgjidhje. Kjo eshte absurde dhe e pakuptimte. POR, kam thene, dhe e perserise, si pyetje, dhe si reagim ndaj ndalimit te Znj.Gervalla qe bile te hynte edhe si musafire:

Kerkoj qe te publikohet ky demant nga te gjitha mediat qe kane vene tituj te pakuptimte, qe as nuk lidhen me zhvillimet e sotme e as me deklarimet e mia te sakta”.