Osmani: Nëse të rinjve nuk ia hapim dyert për Evropë, shkojnë në ISIS

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalimin e saj lidhur me Demarkacionin, duke treguar pse sot e mbron marrëveshjen dhe kërkon që ajo të ratifikohet. Osmani ka thënë se sot kanë obligim të gjithë deputetët që t'i nxjerrin qytetarët nga izolimi.

Lajme

20/03/2018 22:43

Osmani ka thënë se kanë ndryshuar rrethanat prej që marrëveshja e demarkimit të kufirit me Malin e Zi është nënshkruar. Ajo pohon se çdo kontest me shtetin malazias është kontest me shtetet e anëtarësuara në NATO.

“Demarkacioni është mosmarrëveshje bilaterale dhe sot ka ndryshim rrethanash, Mali i i është anëtare e NATO’s dhe cdo kontekst me të, është kontest me shtetet e BE’së dhe SHBA’në”, ka thënë Osmani.

Deputetja e LDK’së është shprehur se asnjëherë nuk do të mund të nxirret më shumë nga marrëveshja e demarkimit, prandaj deputetëve s’u mbetet gjë tjetër pos ta votojnë atë.

“Unë jam e vetëdijshme se përmirësimet nuk shkojnë deri në atë masë ku ne do të kishim dëshiruar. Jam qind për qind e bindur se nuk mund të nxjerrim më shumë se kaq”, ka shtuar ajo.

“Cka ka ndodhur gjatë këtyre tre viteve është se izolimi mendor i politikanëve ka izoluar qytetarët e Kuvendit. Nëse ne nuk ia hapim dyert, do t’ia hapin ata që duan t’ia shpëlajnë trurin sic ndodhi me ISIS’in”, ka përfunduar Osmani fjaliminb e saj.