Osmani: Koalicioni i LDK-së e garanton integrimin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve

Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, ka thane se për këto zgjedhje, koha për fushatë ka qenë e shkurtë, por është e rëndesishmë që qytetarëve t’u prezantohet platforma.

Lajme

07/06/2017 21:39

Ajo ka thënë në Televizionin Rrokum se koalicioni që kandidat për kryeministër ka Avdullah Hotin, është duke e përçuar mesazhin në mënyrën më të mirë te elektorati i vet.

Osmani ka thënë se kryesisht po merr pjesë në ato tubime që janë më të vogla, ngase prej aty po arrin të jetë më afër me problemet e shumta të qytetareve.

“Qëllimi është të arrihet një rezultat i thellë dhe ta bëjmë vetë Qeverinë”, ka thënë Osmani, duke shtuar se koalicioni i LDK-së e garanton integrimin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Osmani ka thënë se PDK në qeverisje në rastin më të mirë do t’i ofrojë Kosovës stagnim, e në rastin më të keq, shkatërrim.