Osmani: Kjo MSA na njeh si shtet, Serbia e ka kapitullin 35 që na njeh neve

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani tha se MSA-ja e karakterizon Kosovën si shtet.

Lajme

02/11/2015 11:41

“Ajo që ne po ratifikojmë është marrëdhënie kontraktuale që sjell drejt rrugës së BE-së”, tha ajo, raporton lajmi.net.

“Kur është shpallur pavarësia ka përfunduar regjini juridik i rezolutës 1244. Ne nuk po ratifikojmë dokument që e konsideron Kosovës si Republikë të Serbisë”, tha Osmani.

“MSA-ja e ka kapitullin 35, për njohje të kufijve, që në mënyrë indirekte është njohje e Kosovës”, tha Osmani./ lajmi.net