Osmani: Janë shterrë mundësitë që Lista Serbe ta votojë Ushtrinë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova nuk mund ta pres Serbinë derisa ta ndryshojë retorikën rreth pavarësisë së Kosovës.

Lajme

13/03/2017 13:49

Këtë deklaratë Osmani e ka thënë se tryezën e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ku po diskutohet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

“Janë shterë të gjitha mundësitë që të bindet Lista Serbe që të bashkëpunojë rreth FSK-së”, ka deklaruar deputetja e LDK-së.

Më tej ajo ka thënë se nuk e di qëndrimin e partisë së cilës i takon, por ka thënë se si deputete do ta votoj këtë ligj.

“Nuk mund të jem kundër transformimit të FSK-së në ushtri… Të gjithë jemi pajtuar se kjo iniciativë e presidentit është marrë në koordinim me partnerët strategjik”, ka thënë më tej Osmani. /Lajmi.net/