Osmani dhe një pjesë e LDK-së, kërkojnë të mos votohet Thaçi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka nisur një iniciativë, ku u bënë apel deputetëve të kësaj partie në Kuvend që të mos e votojnë, Hashim Thaçin për president.

Lajme

23/02/2016 18:08

Në këtë iniciativë, Osmani ka gjetur mbështetje edhe nga një pjesë e strukturave të kësaj partie.

Dokumenti i plotë i këtij apeli:

Apel drejtuar deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kosovës i nevojitet një president dinjitoz e konsensual, jo Hashim Thaçi

Prishtinë, 23.02.2016.

Si anëtarë dhe përkrahës të LDK-së, si pjesë e strukturave të saj drejtuese, të tashme apo të kaluara,

si delegatë të Kuvendit të LDK-së, apelojmë tek deputetët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës të mos marrin pjesë në seancën e zgjedhjes së Hashim Thaçit si president i Republikës së Kosovës, kurdo që të mbahet ajo.

Fakt i pamohueshëm është se Hashim Thaçi nuk i përmbush kriteret e parapara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës për t’u zgjedhur President i vendit. Kushtetuta në nenin 83 përkufizon: „Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës“.

Hashim Thaçi, si rrallëkush në Kosovë, e përfaqëson përçarjen e popullit të Republikës së Kosovës dhe jo unitetin. Me zgjedhjen e tij, deputetët që në start do të përcaktoheshin për një zgjedhje, e cila shprehimisht e shkel Kushtetutën.

Mbi Hashim Thaçin rëndojnë akuza publike, në vend dhe jashtë, se ai qëndron në krye të krimit të organizuar dhe korrupsionit, për kapjen e shtetit përmes SHIK-ut dhe rrjeteve të tjera kriminale.

Raporte të ndryshme hulumtuese brenda dhe jashtë Kosovës paralajmërojnë ndjekje të Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale madje edhe për krimet më monstruoze gjatë kohës së luftës dhe menjëherë pas saj. Prandaj, përveç dëmeve të brendshme të pariparueshme, zgjedhja e Hashim Thaçi do ta izolonte Kosovën përfundimisht nga proceset integruese perëndimore.

Të gjitha raportet e brendshme dhe të agjentëve ndërkombëtare Kosovën e rendisin ndër vendet më të korruptuara dhe të zhvatura nga krimi i organizuar e që kanë ardhur si rezultat i keqqeverisjes dhe

kapjes së shtetit nga Thaçi dhe partia tij dhe bashkëpunimi i tij me krimin e organizuar.

Pasojat e shkeljes së premtimit zgjedhor për të mos hyrë në koalicion me PDK-në janë më evidente se kurrë. Kjo politikë e Isa Mustafës dhe grupit rreth tij vë në pikëpyetje thjesht ekzistencën e LDKsë, por edhe të deputetëve të saj në të ardhmen.

Deputetët e LDK-së e kanë në dorë që LDK-në ta largojnë nga pragu i humnerës dhe ta kthejnë në rrugën e parimeve dhe traditës së saj. Lidhja Demokratike e Kosovës, nën drejtimin e Dr. Ibrahim Rugovës, qytetarët e Kosovës i ka bashkuar në luftën për liri, pavarësi dhe demokraci. Sot nuk mundet po ajo LDK ta bëjë president të Kosovës Hashim Thaçin, një nga armiqtë më të përbetuar të Ibrahim Rugovës dhe të LDK-së, si në luftë, ashtu edhe në paqe. Presidenti i Kosovës duhet të jetë një figurë unifikuese dhe me autoritet, e cila duhet gjetur si rezultat i një kompromisi të shëndoshë të forcave politike dhe jo i pazareve mes funksionarëve politik.

Hashim Thaçi e çnderon karrigen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Ai si president vetëm sa forcon radikalizmin dhe ekstremistët dhe rrezikon stabilitetin e vendit.

Votuesit dhe anëtarët e LDK-së do të kërkojnë përgjegjësi politike nga secili prej deputetëve që merr pjesë në lojën për ta bërë Thaçin president dhe do t’iu refuzojnë votën dhe besimin në të ardhmen. Secili deputet i LDK-së duhet t’i përgjigjet pyetjes se a është për Hashim Thaçin apo për LDK-në. Por mbi të gjitha të gjejë për vete përgjigjen se a është për Hashim Thaçin apo për Republikën e Kosovës.

Lista e të nënshkruarve:

(të renditur sipas alfabetit)

– Agim Kafexhiu, Kryetar i Nëndegës së LDK-së Arra (nëndega më e madhe në

Rahovec)

– Azem Zemaj, Ish-Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Berlin; Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së

– Blerim Hajdaraj, Nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjermani; Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së

– Demë Jashari , Nënkryetar i Nëndegës së LDK-së në Lausanne

– Donika Gërvalla, Kryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Gjermani; Delegate e Kuvendit Qendror të LDK-së; Nënkryetare e Degës së LDK-së Gjermani (1993-1997); Zëdhënëse e LDK-së në Gjermani (1998-1999)

– Drita Maliqi, Ish-deputete në Kuvendin e Kosovës; ish-këshilltare komunale në Gjilan; ish-kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së në Gjilan

– Emrush Qekaj, Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së; Kryetar i Aktivit të LDK-së në Sigmaringen (1993-2006)

– Enver Seferi, Nënkryetar i Degës së LDK-së në Norvegji; Sekretar i Degës së LDK-së në Norvegji (1992-2007)

– Ergyn Janovali, Kryetar i Nëndegës së LDK-së Tophane II në Prishtinë

– Fahredin Shehu, ish-anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Rahovec

– Fazli Hajdaraj, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Rheinland-Pfalz; Anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Gjermani

– Fehmi Gagica, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Ëillisau

– Fetah Berisha, Kryetar nderi dhe themelues i Degës së LDK-së në Rahovec; ish-deputet i Kuvendit të Kosovës;ish-kryetar i Degës së LDK-së në Rahovec; i burgosur politik i viteve ’80

– Hafiz Gagica, Kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani (1990-2003); Kryetar i Kolegjiumit të Degëve të LDK-së në Evropë, SHBA, Kanada dhe Australi; Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së

– Hajdar Sadrija, Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së; Ish-kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër (1993 – 1997)

– Halim Huruglica, Veprimtar i LDK-së që nga themelimi i saj; Ish-kryetar i Nëndegës së LDK-së në Dobërçan

– Ibrahim Kryeziu, Ish-kryetar i Degës së LDK-së në Rahovec; i burgosur politik i viteve ’80

– Idriz Zeqiraj, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Bavari; Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së;

Ish-anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Gjermani (që nga vitet ’90)

– Ilaz Kadriu, Kryetar i Nëndegsës së LDK-së në Brug

– Ismail Sopi, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Petrovc; Delegat i Kuvendit Komunal, Kamenicë

– Ismet Krasniqi, Sekretar i Degës së LDK-së në Zvicër; Sekretar i Nëndegës së LDK-së në Olten

– Jeton Lajqi, Kryetar i Nëndegës së LDK-së Rugovë

– Kristë Markaj, Anëtare e Kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër

– Kujtim Hajdaj, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Beneluks; Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së; Kryetar i Kuvendit të LDK-së në Beneluks (1990-1994)

– Lush Cana, Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së

– Mark Prenkaj, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Bernë

– Mensur Salihu-Kralani, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Zimmerberg (ZH)

– Muhamet Leka, Nënkryetar i Nëndegës së LDK-së në Nidëalden

– Musa Sylejmani, Anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër

– Mustafë Ramosaj, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Shable

– Naser Arifi, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Dobërçan; Ish-ushtar i njësisë speciale Garda e Republikës „Skënderbeu“ e themeluar në kuadër të FARK; Ish-ushtar i UÇK-së në zonën operative të Karadakut

– Naser Rugova, Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së; ish-deputet i Kuvendit të Kosovës; ish-nënkryetar i Degës IV në Prishtinë

– Nazmi Peci, Bashkëthemelues i Degës së LDK-së në Zvicër

– Osman Sheholli, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Schëyz

– Petrit Bicaj, Kryetar i Nëndegës së LDK-së Ulpiana në Prishtinë; Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së

– Prek Buzhala, Anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër

– Qamil Çekaj, Anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër

– Qazim Bajgoraliu, Ish-kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani (2010-2015); ish-nënkryetar i nëndegës së LDK-së në NRë (2008-2011)

– Dr. Qazim Cana, Ish-anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Rahovec

– Prof. Qerim Rexhepi, Themelues i Degës së LDK-së në Rahovec; ish-anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Rahovec

– Remzi Durmishi, Anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër

– Rexhep Gjergji, Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së; Anëtar i Kryesisë së LDK-së (1990-1998)

– Sabedin Bajrami, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Bremgarten ëholen

– Sadri Kastrati, Veprimtar i shquar i Degës së LDK-së në Rahovec

– Sallah Januzi, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në St. Gallen

– Sami Blakaj, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Berlin

– Saim Tahiraj, Nënkryetar i Degës së LDK-së në Zvicër; Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së

– Skënder Osdautaj, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Delemont

– Dr. Shaqir Shala, Koordinator i Nëndegës së LDK-së në Solothurn

– Shefqet Dibrani, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Zvicër; Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së

– Tahir Thaçi, Ish-anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Rahovec

– Vehbi Ferizi, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Vevey-Villeneuve – Montreux

– Xhemajl Haxhiu, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Zofingen

– Xhemajl Hoxha, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Bavari (1990-1992); Anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Gjermani (1990-1997)

– Zize Pepshi, Nënkryetare e Degës së LDK-së në Zvicër; Delegate e Kuvendit Qendror të LDKsë

– Zyfer Llabjani, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në La Sarraz

Jemi të ndërgjegjshëm që kjo listë është vetëm një pasqyrë shumë e kufizuar e përfaqësuesve të

panumërt të strukturave të LDK-së, të cilët i bashkohen këtij apeli. Të gjithë ata që dëshirojnë ta

nënshkruajnë apelin mund ta bëjnë këtë duke na dërguar një email në adresën: [email protected]

deri ditën e enjten në mëngjes më 25 shkurt në orën 9:00.