Osmani: BDI-ja mbështet qeverinë për çështjen e emrit

Pak para konferencës për shtyp të kryeministrit Zoran Zaev, Bashkimi Demokratik për Integrim doli me mbështetje për Qeverinë.

Lajme

12/06/2018 20:14

Zv/kryeministri Bujar Osmani tha se e ka njoftuar kryesinë qendrore të partisë me rrjedhën e bisedimeve për emrin dhe se partia e tij ofron mbështetje të pakushtëzuar për vendimin e fundit të Qeverisë.

“E brifova kryesinë e ngushtë të partisë në lidhje me progresin e bisedimeve me Republikën e Greqisë për kontestin e emrit, biseduam për pozicionet tona për sfidat dhe kryesia e ngushtë pas atij referimi mori vendimin që të mbështetë fuqimisht dhe plotësisht vendimin e Qeverisë dhe pozicionet e Qeverisë për mbylljen e këtij konteksti shumëvjeçar” – deklaroi Bujar Osmani, zv/kryeministër për Çështje Evropiane.