Oscar largohet nga Kina për një skuadër të madhe të madhe evropiane

Oscar mund të rikthehet në Evropë.

Sport

13/10/2017 00:00

Braziliani që akoma nuk ka kompletuar një vit në futbollin kinez te skuadra e Shanghai SIGP pas transferimit në dhjetorin e vitit të kaluar nga Chelsea, mund të rikthehet në Evropë, në futbollin elitar.

‘Calciomercato’ raporton se 26 vjeçari mund të largohet më shpejtë se sa është menduar nga Kina.

Raportohet se Oscar mund t’i bashkohet skuadrës italiane, Inter, në janarin e vitit 2018.

“Neroazzurët” kanë qenë të lidhur me ish mesfushorin e Sao Paulos edhe në të kaluarën, dhe duket se ky interesim vazhdon të ekzistojë edhe sot./Lajmi.net/