Oscar kualifikon Chelsean

Chelsea u kualifikua për në rrethin e pestë në FA Cup pas fitores 1:0 ndaj Stoke Cityt. Mesfushori Oscar shënoi një gol të bukur nga goditja e lirë.

Sport

26/01/2014 17:21

Chelsea nuk lejoi befasi. Skuadra e Jose Mourinhos mposhti Stoke Cityn me rezultat 1:0 në Stamford Bridge dhe u kualifikua për në rrethin e pestë në FA Cup.

Golin vendimtar për fitore dhe kualifikim tutje e shënoi mesfushori brazilian Oscar nga goditja e lirë në minutën e 27’të të takimit.

Edhe pse Mourinho aktivizoi një formacion me shumë prej futbollistëve titullarë, Chelsea nuk shënoi më, dhe goli nga Oscar i mjaftoi që të shkojë përpara.