OSBE: Zgjedhjet në Maqedoni ishin efikase, keqardhje për LSDM-në

Misioni monitorues i zgjedhjeve OSBE/ODIHR ka konstatuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni janë zbatuar në mënyrë efikase, ndërsa vërejtje u janë bërë dy partive më të maqedonase, si dhe të asaj shqiptare BDI.

Lajme

28/04/2014 19:00

Por, sipas OSBE-së, probleme pati gjatë fushatës së zgjedhjeve, kur partia në pushtet nuk ka bërë ndarjen midis aktiviteteve shtetërore dhe partiake.

Me keqardhje është pranuar edhe lajmi se partia më e madhe opozitare maqedonase, LSDM ka vendosur të mos i pranojë rezultatet e zgjedhjeve.

“U bëjmë thirrje të gjithë liderëve të punojnë së bashku për tu siguruar fillim normal i punës së qeverisë së re. OSBE është e gatshme t’iu ndihmojë liderëve në këtë proces me qëllim të përparimit të demokracisë”, tha Kristine Mutonen nga misioni i OSBE-së.

Por ndërkohë, janë numëruar edhe probleme të tjera që i kanë dhënë një imazh negativ procesit zgjedhor.

“Vëzhguesit tonë kanë vërejtur se kishte frikësime të votuesve gjatë gjithë fushatës.  Gjithashtu, partia shqiptare në pushtet (BDI) vazhdoi bojkotin e presidencialeve dhe ka kryer presion ndaj votuesve shqiptarë të mos votojnë”.

“Politikanët me përvojë si qytetarë të vendeve demokratike evropiane asnjëherë nuk nxisin politika të bojkotit kur bëhet fjalë për zgjedhje”, kanë thënë përfaqësuesit e  OSBE-së.