OSBE pajiset me materiale zgjedhore serbe, Policia e Kosovës më plan operativ për nesër

Misionit të OSBE-së në Kosovë u janë dorëzuar materialet zgjedhore për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen nesër në komunat me shumicë serbe.

Lajme

01/04/2017 14:12

Veç kësaj edhe Policia e Kosovës ka hartuar një plan të veçantë operativ, i cili do të zbatohet ditën e nesërme, me qëllim që të garantohet siguria për votim, transmeton lajmi.net

Zëdhënësi i OSBE-së, Senad Saboviq ka thënë për Tanug se Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi i ka dorëzuar materialet e plota zgjedhore, të cilat aktualisht janë në Prishtinë.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe ne Kosovë, kurse për vëzhgimin e tyre do të përkujdeset misioni i OSBE-së. /Lajmi.net/