OSBE: Ende nuk ka marrëveshje për mënyrën e zgjedhjeve serbe në Kosovë

OSBE është duke mbajtur konsultime intensive lidhur me organizimin e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në territorin e Kosovës, ka thënë zëdhënësi i këtij misioni, Senad Shaboviq.

Lajme

14/04/2016 17:28

“Jemi në konsultime intensive dhe presim që shumë shpejtë të gjendet një zgjidhje që është në përputhje me Prishtinën e Beogradin”, ka thënë Shaboviq, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se ka informacione për gatishmërinë e Prishtinës dhe Beogradit zyrtar që procesi zgjedhor të zbatohet nën organizimin e OSBE dhe se ky mision është i gatshëm që ta respektojë këtë marrëveshje.

Shaboviq nuk ka precizuar datën e saktë se kur do të ketë marrëveshje për atë se ku, si dhe me çfarë kushtesh do të votojnë serbët e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të mërkurën kishte thënë se zgjedhjet serbe në Kosovë do të organizohen në qendra të grumbullimi dhe jo në vendvotime./lajmi.net