OSBE, e gatshme të monitorojë kufirin Ukrainë-Rusi

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) është shprehur e gatshme që monitoruesit e saj të mbikëqyrin kufirin Ukrainë-Rusi nëse marrin garanci për siguri të mjaftueshme.

Bota

13/02/2015 16:16

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier, ka thënë të premten se Misioni Special i Monitorimit të OSBE-së në Ukrainë tashmë ka një divizion të vogël që ka të drejtën të monitorojë vetëm disa pjesë specifike të kufirit.

Zannier i ka bërë këto komente në Kiev, në një konferencë për media, edhe pse marrëveshja për paqe e arritur një ditë më parë në Minsk, nuk parasheh monitorimin e kufirit Ukrainë-Rusi.

Numri i monitoruesve në zonën e konfliktit në lindje të Ukrainës është 230 veta dhe që nga dita e nesërme pritet të rritet në 350 veta, por që është vlerësuar si shumë i vogël për të monitoruar vijën e gjatë kufitare midis Ukrainës dhe Rusisë.

Sipas marrëveshjes së arritur nga liderët e Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës në Minsk, armëpushimi do të monitorohet nga OSBE-ja që nda mesnata e 15 shkurtit.