OSBE dhe roli i postierit

Kryetarja e KQZ’se, Valdete Daka, thotë se OSBE ka pasur vetëm rolin e postierit për bartje të apliakcioneve. Asgjë më shumë.

Lajme

23/09/2013 17:23

Akuzave të Vetëvendosjes se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vepron në kundërshtim me ligjin duke pranuar aplikacione për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës pas 17 shtatorit, i është përgjigjur kryetarja Valdete Daka.

Ajo mohoi që KQZ të ketë pranuar aplikacione pas 17 shtatorit.

“Mirëpo ato që janë dorëzuar deri me më 17 shtator marrin kohë deri sa të arrijnë në KQZ – kjo është çështje teknike. OSBE ka vetëm rolin e postierit për bartje të aplikacioneve”.

“Është vërtetë që KQZ  nuk e ka miratuar, nuk e ka refuzuar por e ka kthyer shkresën e OSBE-së për përmirësim konform ligjit”.

“OSBE-ja do t’i bartë fizikisht aplikacionet që do të grumbullohen në një qendër grumbulluese në Nish përmes postës. OSBE’ja fizikisht i ka bartë aplikacionet nga Serbia dhe i ka dorëzuar në postë. Asgjë tjetër. KQZ do t’i verifikojë të gjitha”.

“Ne e kemi një marrëveshje, Serbia me Kosovën, ku OSBE-ja e ka një rol që ne nuk mund ta mohojmë, ky është roli i fascilituesit”.