Osasuna shkatërron Atleticon

Osasuna i bëri nder Real Madridit, duke e mposhtur Atleticon me rezultat të thellë 3:0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 25’të në La Ligë. Vendasit ia mohuan Atletico Madridit mundësinë e bashkimit me Realin në krye të tabelës, duke i shkelur me rezultat dhe me lojë. Alvaro Cejudo e kaloi Osasunën në epërsi…

Sport

23/02/2014 21:52

Osasuna i bëri nder Real Madridit, duke e mposhtur Atleticon me rezultat të thellë 3:0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 25’të në La Ligë.

Vendasit ia mohuan Atletico Madridit mundësinë e bashkimit me Realin në krye të tabelës, duke i shkelur me rezultat dhe me lojë. Alvaro Cejudo e kaloi Osasunën në epërsi herët në minutën e gjashtë.

Kurse, Emiliano Daniel Armenteros e dyfishoi avantazhin në minutën e 21’të. Ende pa u mbyllur pjesa e parë e ndeshjes, Roberto Torres Morales e vulosi fitoren e Osasunës, dhe kapitullimin e Atleticos.

Mysafirët nuk arritën të bëjnë asgjë as në vazhdim, dhe vendasit fituan me plotë meritë.

Tani, Real Madrid është lider i vetëm në tabelë me 63 pikë, tri më tepër se Barcelona dhe Atletico, që pësuan humbje këtë fundjavë.