Orlando Bloom rikthehet tek Piratët e Karaibeve

Aktori Orlando Bloom do rikthehet të përsërisë rolin e tij në pjesën e pestë të 'Pirates of the Caribbean' pas mungesës në pjesën e katërt.

ShowBiz

16/08/2015 10:48

Është konfirmuar se personazhi i Will Turner do të rikthehet në filmin e radhës të ‘Pirates of the Caribbean‘.

Lajmi është treguar në eventin e Disney, D23 Expo, para një turme të madhe të cilët kanë duartrokitur dhe brohoritur me të madhe kur është dhënë njoftimi, transmeton Lajmi.net.

Në këtë rol do të vijë përsëri aktori Orlando Bloom, i cili ka mungar në filmin e kaluar ndërsa do vijë në pjesën e pestë ‘Pirates of the Caribbean: Dead men tell no tales’, ku do vijë edhe Johnny Depp në rolin e kapitenit Jack Sparrow./Lajmi.net