Oriz me brokoli

Një mënyrë e shkëlqyeshme për të përdorur orizin nëse ju ka mbetur nga dita e djeshme. Mund ta modifikoni dhe të shtoni cilindo perim që e preferoni më shumë.

Lifestyle

16/02/2016 17:09

Përbërësit:

275g oriz
1 lugë gjelle vaj vegjetal
500g brokoli
3 qepë pranverore, të prera
2 vezë, të tundura
2 lugë gjelle sos soje
gjysmë luge e mesme kripë
1 lugë çaji piper i zi

Përgaditja:

Gatuajeni orizin sipas udhëzimeve në kuti. Lëreni anash.

Nxeni vajin në një tigan të madh dhe vëreni stovën në temperaturë mesatare-të lartë.

Skuqeni brokolin deri sa të jetë i butë, dhe shtoni qepët. Hiqeni nga tigani. Gatuani vezët në tiganin e njejtë; ktheni masën e brokolit në tigan. Përzieni brenda edhe orizin e gatuar, sosin e sojës, kripë dhe piper.

Shënim: Lëreni orizin të rrijë pak pas gatimit. Kjo do e ndalojë atë të bëhet më i butë se sa duhet kur e skuq. Gjithsesi, kjo pjatë është më e mirë nëse përdor oriz nga dita e djeshme./lajmi.net

Ju bëftë mirë!