Orinda Hutës për pak sa nuk i dalin të brendshmet në “Kënga Magjike”

Është duke u mbajtur edicioni i 20-të i festivalit të njohur, "Kënga Magjike".

ShowBiz

07/12/2018 10:31

Mbrëmë ka qenë nata e dytë e këtij festivali i cili u përmbyllë me shumë sukses nga performancat e artistëve të njohur, shkruan lajmi.net.

Pjesë e jurisë në këtë kompeticion muzikor është edhe këngëtarja, Orinda Huta e cila mbrëmë rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve.

Lajmi.net, ka siguruar dy fotografi në të cilat Orinda shfaqet tejet seksi në fustanin e shkurtër edhe pse i shihet celuliti në këmbët e saj.

Orinda për herë të parë në festivalin “Kënga Magjike”, ka qenë në vitin 2002 ku u prezantua me këngën “Tani e di”.

Huta ka vite që ka ‘braktisur’ karrierën muzikore e që tashmë njihet si prezantuese mjaft e zonja. /Lajmi.net/