Orinda Huta sqaron raportin me Elvana Gjatën, thotë se ende janë mikesha të mira!

Ato janë ende mikesha të mira.

ShowBiz

14/05/2018 13:19

Kohëve të fundit u përfol në media se këngëtaret e njohura shqiptare, Orinda Huta dhe Elvana Gjata nuk flasin me njëra-tjetrën, shkruan lajmi.net.

Kjo për arsyen se para disa viteve ishte sherri i Orindës me Flor Mumajesin, që ndikoi në raportin ndërmjet këtyre dy fytyrave të njohura të ekranit.

Megjithatë, përmes një postimi që Orinda ka publikuar në Instastory, sqaron marrëdhëniet që ka me Elvanën.

“Kush i tha këtyre që ne kemi ngrirë marrëdhëniet”,- ka shkruar ajo duke e etiketuar këngëtaren Gjata.

Vlen të ceket se Elvana dhe Orinda në fillimet e karrierës së tyre ishin pjesë e të njejtit label. /Lajmi.net/

32562054_2102939229723243_2116613235552550912_n

tttttttttttttt