Orinda Huta flet për emocionin e parë në ‘Kënga Magjike’, ‘Tani e di’ dëgjohet edhe sot

Jemi në prag të finales së festivalit ‘’Kënga Magjike’’.

ShowBiz

05/12/2018 15:07

Janë një numër i madh i artistëve ata të cilët po marrin pjesë dhe tash kur është 20 vjetori i festivalit ‘’Kënga Magjike’’ gara është akoma më e fortë pasi këngëtarët konsiderohen si më të suksesshmit që kanë sjell ndër vite hite, shkruan lajmi.net.

Sot mbahet nata e parë gjysmëfinale, nesër (e enjte) nata e dytë gjysmëfinale ndërsa të shtunën është finalja e madhe e këtij festivali.

Duke qenë se është aktualisht ngjarja më e komentuar, ka qenë Orinda Huta ajo e cila e ka kujtuar paraqitjen e parë në ”Kënga Magjike” dhe emocionin që i ka dhënë ky spektakël.

Kënga e saj ‘Tani e di’ dëgjohet edhe sot që kanë kaluar shumë vite ndërsa sot ajo është pjesë e jurisë në këtë edicion./Lajmi.net/ 

https://www.instagram.com/p/BrANJdPhoYG/